Rama: Subvencionojmë me 50% qiratë deri në 400 euro, përfitojnë 3 mijë familje

TIRANË, 10 shtator/ATSH-Maela Marini/ Një tjetër politikë e prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama në kuadër të Programit të ri Kombëtar të strehimit është edhe subvencionimi i gjysmës së qirasë për 3 mijë familje.
Gjatë prezantimit të Programit të ri Kombëtar të Strehimit, Rama u shpreh se 3 mijë qira do të subvencionohen në masën 50%.
Kryeministri informoi se edhe këtu prioritet do të kenë çiftet e reja dhe emigrantët që kthehen.
“Platforma Kombëtare do të mbulojë në vitin e parë 3 mijë çelësa duke paguar shteti gjysmën e qerasë. Edhe këtu kemi parasysh përsëri qira të cilat janë në një tavan 400 eurosh. Nëse ti i plotëson kriteret dhe ke mundësi që të marrësh një apartament me qira 400 euro 200 euro do t’i paguajë qeveria”, tha Rama.
/a.f/