E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nxisim politikat për strehim të përballueshëm

TIRANË, 10 shtator/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se një prej piketave në programin Kombëtar të strehimit është edhe politika e banesave të përballueshme.

“Kemi hyrë në kohën e paradoksit të suksesit. Zhvillohemi, por nga ana tjetër nuk përballohet dot nevoja për të pasur një çelës banese”, u shpreh Rama.

Ndaj, Kryeministri sqaroi se në Programin e ri Kombëtar të Strehimit 30% e politikës sonë do të jetë strehim social, 40% do të jetë strehim i përballueshëm dhe 30% të tjera do të jenë shitje në treg të lirë.

Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend në Europë që akoma sot nuk e ka komponentin e ndërtimit nga bashkitë apo nga shteti, për strehimin social të përballueshëm me mundësinë për të krijuar fitim.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›