Ligji i Faljes, 651 tatimpagues përfitues me 1,95 milionë euro të fshira vetëm në gusht

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Administrata Tatimore po vijon zbatimin e Ligjit të Faljes, ndërsa numri i tatimpaguesve përfitues dhe vlera e detyrimeve të fshira vijojnë të rriten.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga Administrata Tatimore gjatë muajit gusht, 651 tatimpagues përfituan nga falja automatike, me 1,95 milionë euro detyrime të fshira/shuara.
“Ligji i Faljes është një mundësi për t’i dhënë biznesit frymëmarrje të ecë përpara, duke konsideruar vështirësitë e tij dhe duke krijuar më shumë hapësirë për vijimin dhe rritjen e aktivitetit në kushte ligjore”, thekson Administrata Tatimore.
Sipas saj, tatimpaguesit që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj kanë mundësi të përfitojnë nga lehtësitë e tij, duke përmbushur detyrimet brenda dhjetorit 2026.
Ky proces synon të lehtësojë situatën financiare të subjekteve, të ulë detyrimet e prapambetura dhe të nxisë përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore.

/k.s/a.f/r.e/