E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Taksat e bashkise jane 50 here me te uleta se ato te qeverise

Kandidati për herë të katërt në Bashkinë e Tiranës i rikthehet temës së taksave të bashkisë.

Gjatë takimeve me banorë të Njësisë nr.1 në kryeqytet, Rama tha se taksat e bashkisë janë 50 herë më të ulëta se ato të qeverisë.

Ndërkaq, Edi Rama ka qenë në orët e para të ditës së sotme së bashku më kandidaten për kryetare të Njësisë numër 1 mes banorëve të bllokut 59.

Aty ai ka theksuar se në 8 maj në kutitë e votimit duhet të jepet vota që të transformohen edhe mjediset brenda shtëpive me më shumë mirëqenie ekonomike, një transformim rrënjësor.

“Siç po transformojmë mjedisin e jashtëm, duhet të transformojmë mjedisin ekonomik të çdo familje që të kenë punë dhe të kenë lekë.
Këto të dyja janë kryesoret.

Prandaj në 8 maj duhet të shkojmë tek kutia e votimit, aleancë për të ardhmen të gjithë bashkë, s’ka flamuj partish.

Flamuri i interesave ekonomike të Shqipërisë dhe të çdo familje”, tha ai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›