E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri mes simpatizanteve PS-LSI gjykata I ligjshem arresti i te dyshuarit

Gjykata e Tiranës vlerëson të ligjshëm arrestimin e policisë për të dyshuarin kryesor për plagosjen e 16-vjeçarit Ali Doçi.

Adoleshenti u qëllua me thikë pranë kompleksit të pallateve të zonës së Komunës së Parisit, pasditen e të enjtes, dhe për ngjarjen, Partia Socialiste akuzoi se bëhej fjalë për sulm me prapaskena politike gjatë zhvillimit të një mitingu elektoral.

Prokurori Ervin Karanxha u shpreh se i padehuri Arbër Ristani kishte pranuar se ishte grindur me Doçin, dhe kjo ishte e dokumentuar edhe në plane filmike.

Ndërsa avokati Bledar Skënderi kërkoi rrëzimin e arrestit në flagrancë duke mohuar që të ketë prova se plagosja është kryer nga klienti i tij.

Vetë Ristani aprovoi kërkesën e avokatit dhe nuk dha shpjegime të tjera në seancë. Në përfundim të seancës për masën e sigurisë u vendos arrest me burg pa afat për Ristanin.

Po gjatë ditës së dielë, togat e zeza të gjykatës së Tiranës caktuan masë arresti me burg pa afat për Altin Liçajn i arrestuar për një plagosje në Kombinat.

Si dhe caktoi detyrim për paraqitje për Gazmir Shehun, Leonard Pëllumbin dhe Arjan Velajn, të akuzuar për vjedhje.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›