E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Tani nis kapitulli i mirëqeverisjes. Qeveria të ndalë vendimet në dëm të vendit

Partia Socialiste ka zhvilluar sot për herë të parë pas fitores në zgjedhje mbledhjen e grupit parlamentar.

Në fjalën e tij, kreu i PS-së Edi Rama është shprehur se tashmë është përmbyllur kapitulli i fitores dhe nis kapitulli i mirëqeverisjes.

“Në 23 qershor shqiptarët na dhanë sëbashku me aletatin tonë strategjik LSI mandat të rëndë sa një mal.  Për tani duhet të mbyllim kapitullin e gëzueshëm dhe të hapim kapitullin e mirëqeverisjes në një vend ku realiteti s`ka asgjë të gëzueshme. Ne nuk jemi më në opozitë, këta dy muaj të tranzicionit kanë rëndësi themelore për mandatin e ri qeverisës tha Rama.

Rama i bëri thirrje qeverisë në detyrë të ndalë marrjen e vendimeve që janë në dëm të vendit.  Ai paralajmëroi se me betimin e qeverisë së re do të anulohet çdo vendim për shpenzimeve parash që shkojnë përtej rolit të një qeverisë kujdestarie, si dhe do të zhbëhet çdo vendim për tendera dhe koncesione të marrë pas 23 qershorit.

Vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri në shërbim të interesit të vendit dhe publikut, jetojmë në Evropë dhe qeveria në detyrë duhet ë sillet sipas këtyre standardeve, shqiptarët meritojnë respekt pasi zgjodhën me 1 milione vota projektin fitues. Humbësit nuk mund të sillen sikur ska ndodhur asgjë e aq më pak si fitues sepse nuk janë mundur aritmetikisht por janë rrëzuar moralisht, është rrezuar modeli i tyre qeverisës, qasja ndaj ekonomisë dhe financave të vendit, sjellja e tyre me publikun dhe opozitën, më vjen keq që për shkak të sjelljes me paratë e popullit dhe pasuritë kombëtare këto ditë duhet të ua kujtojmë përsëri se janë mundur aq keqazi, por e kemi detyrë publike që ta ndalin projektin e tyre rrënues, janë në të drejtën e tyre ta interpretojnë verdiktin e popullit, por e kanë humbur të drejtën të marrin vendime me kosto materiale në dëm të sovranit tha Rama.

Ndërsa iu referua edhe takimeve të fundit me presidentin Nishani, kryeprokurorin Llalla dhe guvernatorin Fullani, Rama tha se ka kërkuar bashkëpunimin e tyre ndërsa ka premtuar se nuk do të ketë asnjë luftë politike me ta.

” Gjatë ditëve të fundit mora takime në funksion të këtij 2 mujori  tranzicioni me presidentin Bujar Nishani, kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe Guvernatorin e Bankës Ardian Fullanin. I falënderoj për disponimin dhe frymën pozitive të bashkëpunimit, por nuk mund të mos bashkohem me shqetësimin e ngritjes në detyrë nga KLD të një sërë gjyqtarësh. I kam thënë Nishanit se fakti që vijmë nga dy kampe kundërshtare nuk është problem por rëndësi në kulturën e një bashkëpunimi. Dua të shpresoj që dhe ai ta shohë kështu e të punojë me mua, bashkë me kryetarin e kuvendit jo si noter i një pale që ka humbur zgjedhjet por garant i Kushtetutës.  Dua të shpresoj se presidenti do ta lexojë mirë  votën e 1 milionë shqiptarëve që na dhanë 84 mandate. Ne do të respektojmë në frymë e në gërmë Kushtetutën në marrëdhëniet me gjyqësorin por nuk do të bëjmë sehir asnjë ditë duke parë si vritet e drejta në sallën e gjyqit. Ne nuk kemi votuar as për presidentin dhe as për kryeprokurorin por nuk jemi votuar për ta kthyer vendin në një luftë politike.  Gjatë takimit me prokurorin e përgjithshëm kam  nënvizuar vullnetin e plotë për të luftuar krimin dhe korrupsionin në çdo nivel. Prokuroria të shënojë progres real në betejën me gangrenën e këtij vendi krimin e korrupsionin. Me guvernatorin kemi diskutuar mbi gjendjen e financave të vendit. Kam kërkuar hartimin e një  programi të vlerësimit të sistemit financiar së bashku me partnerët ndërkombëtar dhe FMN. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë gjendjen e financave të vendit tha Rama.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›