Barometri Global i Korrupsionit:Shqipëria renditet e 83-ta
Hulumtimi më i madh i opinionit në botë për korrupsion tregon se më se gjysma e të aketuarve besojnë se ai është përkeqësuar në vendet e tyre.
Por, monitorimi i kryer nga organizata Transparency International me seli në Berlin, thotë se afro 90% të të anketuarve janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin, duke nënshkruar peticione dhe duke protestuar.
Barometri Global i Korrupsionit 2013 është mbështetur në intervistat e 114 mijë personave në 107 vende.
Hulumtimi më i madh i opinionit në botë për korrupsion tregon se më se gjysma e të aketuarve besojnë se ai është përkeqësuar në vendet e tyre.
Por, monitorimi i kryer nga organizata Transparency International me seli në Berlin, thotë se afro 90% të të anketuarve janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin, duke nënshkruar peticione dhe duke protestuar.
Barometri Global i Korrupsionit 2013 që është mbështetur në anketimin e 114 mijë personave në 107 vende e rendit Shqipërinë në vendin e 83-të.
Sipas të anketuarve në Shqipëri, sistemi I drejtësisë dhe I shëndetësisë janë më të korruptuarit ndërsa nuk mbeten pas edhe sistemi arsimor dhe partitë politike.
Kështu sipas këtij raporti 52% e njerëzve në Shqipëri mendojnë se janë zyrtarët publikë dhe nëpunësit civilë ata të cilët janë të korruptuar ndërsa 72% e shqiptarëve mendojnë se partitë politike janë prekur më shumë nga korrupsioni.
15- 19.9% të të anketuarve në Kosovë dhe Maqedoni kanë thënë se kanë paguar ryshfet gjatë vitit të fundit, në polici, drejtësi, mjekësi, arsim, tatime dhe shërbime.
Më tepër se një e katërta e të anketuarve në gjithë botën, kanë raportuar se kanë paguar ryshfet në vitin e fundit, përfshirë më se 40% në Afganistan dhe Kirgizi, më se 30% në Kazakistan dhe Ukrainë dhe më se 20% në Irak dhe Serbi.
Partitë politike konsiderohen institucionet më të korruptuara në pjesën më të madhe të vendeve.