Biznesmeni sulmohet me spray në fytyrë, i marrin 1.5 mln lekë
Një biznesmen i farmaceutikëve është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë stadiumit Qemal Stafa në Tiranë.
Sipas policisë, biznesmeni Ciprian Kodheli është sulmuar me spray neuroparalizues në fytyrë dhe më pas autorët kanë mundur të grabisin 1.5 milionë lekë të reja të cilat i kishte me vete.
Sipas policisë Kodheli njihet si biznesmen me aksione dhe në firma ndërtimi.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes së biznesmenit.