Rama: Tapi me vule per ata qe moren toke me ligjit 7501
Denis Dedej
"Cdo prone qe eshte e lire do t'i kthehet pronarit, cdo toke qe eshte marre me ligjin 7501, do t'i jepet menjehere me leter dhe vule pronareve te saj, qe jane ata qe e kane marre me ligjin 7501". Ky eshte premtimi i bere dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje takimi paraelektoral ne Orikum te Vlores. I ndaluar ne procesin e legalizimeve, Rama tha se tejzgjatja e procesit pa arsye dhe ne menyre te paligjshme, beri qe te trefishohen problemet e pronesise. "Ne e kemi lajmeruar qysh ne krye te heres, qe Sali Berisha eshte pa vizion per zgjidhjen e ketij problem dhe eshte pikerisht kjo ceshtje e pazgjidhur, qe kercenon investimet publike dhe ato private", u shpreh lideri socialist. Sipas tij, tejzgjatja e paarsyeshme dhe e paligjshme e procesit te legalizimeve, solli si pasoje zenien e metejshme te tokave me ndertime pa leje, qe ne 4 vitet e fundit jane kane shtuar akoma me shume edhe problemet e pronesise. "Ne kemi qene qysh ne krye te heres per legalizimin e te gjitha ndertimeve pa leje, qe jane rezultat i sakrificave e njerezve te thjeshte dhe te ndershem, ne nje proces transformimi demokratik dhe ne mungese te shtetit", sqaroi kryesocialisti Rama. Por, ai kujtoi se e kane paralajmeruar qysh ne krye te heres, se vizioni i mbrapshte i Sali Berishes dhe qeverise se tij, jo vetem nuk do te sillte sukses ne procesin e legalizimeve, por do te nxiste me tutje abuzimin me pronat dhe do te shtonte faturen e shoqerise. "Ne cdo komune e bashki ku ka toke bujqesore, une kam degjuar te njejten histori, historine e ligjit qe e ka dhene qysh ne vitin 1991 dhe te Maliqit, qe nuk e jep qe nga vitit 1991", evidentoi kreu i selise roze. Ai premtoi se "me voten e 28 qershorit, do te hapim nje faqe te re ne historine tone te perbashket, duke filluar nga dhenia e certifikatave te pronesise, te gjithe atyre shqiptareve qe disponojne token ne baze te ligjit 7501". Sipas tij, e vetmja gje qe ndryshon ne kete vend eshte pasurimi i nje grushti njerezish ne Tirane, nderkohe qe shumica e popullsise vuan pasojat e ketij fakti: "Socialiste dhe demokrate ne Orikum dhe gjithe Shqiperine, jeni njesoj pa pune, pa uje, pa titullin e pronesise mbi token, me te njejtet pushtetare te korruptuar ne qafe. Jeni njesoj pa rrugen e sigurt per femijet tuaj", u tha kryesocialisti te pranishme. Keto jane arsyet, sipas Rames se pse socialiste e demokrate, shqiptare e shqiptare te ndershem, duhet te jene te bashkuar dhe keto jane arsyet pse politika nuk do t'ju bashkoje, ne menyre qe t'ju thote se Shqiperia po ndryshon, por ne fakt ndryshimin ta jetojne nje grusht njerezish ne Tirane dhe ju te jetoni pasojat e ndryshimit. Nder te tjera, ai beri thirrje qe kjo politike duhet te marre fund. Kryesocialisti theksoi se zgjedhjet e 28 qershorit, jane nje zgjedhje mes Shqiperise qe kemi 18 vjet qe e jetojme dhe nje Shqiperie qe kemi 18 vjet qe e presim. "Kjo eshte beteja e jone, mes te ardhmes e te shkuares dhe ne do ta fitojme", perfundoi fjalen e tij kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.