Rama: "Centrali Berthamor ne Shkoder, nje marrezi"
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje deklarate per shtyp ne Shkoder, u shpreh se ideja e centralit berthamor ne Shkoder eshte nje marrezi, te cilen sot e gjithe diten zedhenesit e qeverise se Berishes vazhdojne te argumentojne dobine e nje projekti te tille. "Une kam ardhur ketu per t'i shprehur solidaritetin tim qytetareve dhe qytetareve te shqetesuar te Shkodres lidhur me kete projekt ogurzi, i cili nuk eshte asgje tjeter vecse nje tjeter shprehje kuptimplote e nje politike te vjeter te mungeses se vizionit per te ardhmen dhe te interesave driteshkurtra te nje grushti njerezish", theksoi gjate deklarates se te tij, kryesocialisti Rama. Kjo levizje e Edi Rames drejt Shkodres ishte per te perforcuar edhe njehere qendrimin kundershtues ndaj planit te Berishes, per ndertimin e Centralit Berthamor ne kete qytet. Lideri Socialist me kete levizje drejt Shkodres deshmoi mbeshtetjen e socialisteve ndaj qendrimeve refuzuese te komunitetit shkodran i cili me heret eshte shprehur i revoltuar ndaj ndertimit te Centralit ne kete qytet. "Partia Socialiste eshte e vendosur ne rrugen e saj per te vene ne jete programe dhe politika qe jane ne dobi te njerezve, e qe nuk i shperfillin nevojat e tyre", tha Rama.