E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Te Stefi”, mikpritje mes detit, natyrës dhe shijes së mirë të Qeparoit

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Riviera Shqiptare vijon të jetë një nga destinacionet më të kërkuara të sezonit veror, me Qeparoin që tërheq vizitorë vendas dhe të huaj me bukuritë e bregdetit, natyrën dhe atmosferën karakteristike të jugut të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale pamje nga struktura hoteliere “Te Stefi” në Qeparo, duke e cilësuar atë “një adresë të bukur të mikpritjes, mes detit, natyrës dhe shijes së mirë”.

Në Qeparo dhe zonat përreth vitet e fundit janë shtuar strukturat e akomodimit, bujtinat dhe agroturizmat, duke ofruar alternativa të ndryshme për turistët që zgjedhin jugun e Shqipërisë.

Krahas plazhit, vizitorët mund të shijojnë gastronominë lokale, natyrën dhe mikpritjen e banorëve, duke e kthyer qëndrimin në këtë zonë në një përvojë që ndërthur turizmin bregdetar me atë kulturor dhe rural.

Qeparoi mbetet një nga pikat e preferuara të Rivierës Shqiptare gjatë verës, ndërsa fluksi i vizitorëve kontribuon në gjallërimin e ekonomisë lokale dhe në promovimin e mëtejshëm të potencialeve turistike të jugut të vendit.

1 nga 4

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›