E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Te ftohen te larguarit


Në mbledhjen e radhës të grupit kuvendor socialist, kryetari i PS-së Edi Rama deklaroi se libri i programit do të shpërndahet në cdo rreth dhe se hapja e programit do të shkojë paralelisht me hapjen e partisë.

"Partia Socialiste duhet të bëhet shtëpia e më shumë shqiptarëve. Të ftohen edhe të larguarit në cdo qytet a fshat", tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se PS duhet t`i dorëzojë një axhendë të specifikuar pune komisionit të Ligjeve, kur do të jenë një rend çështjesh e afatesh duke dhënë edhe detaje.

"Për të mos i lënë më asnjë mundësi palës tjetër që t'i ikë përgjegjësive të veta e t'i bishtnojë paktit që kemi ofruar ne e jo një pazar me ta. Të gjitha komisionet të përshpejtojnë punën për debatin mbi projektbuxhetin 2012.Të nxjerrim të gjitha faktet që dëshmojnë dështimin e qeverisë në ekonomi, shëndetësi, arsim etj", theksoi  më tej Rama.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Topi: Dialogu, element i rëndësishëm demokracie
Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaron nga Gjirokastra se është e nevojshme ruajtja e komunikimit dhe tolerancës mes pushtetit vendor dhe qendror.
Sequi: Axhenda dixhitale, me rëndësi për KE-në
Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi deklaroi se axhenda dixhitale është me rëndësi për Komisionin Evropian.
AK: Partitë politike t’i lenë qokat
Aleanca Kuq e Zi duke uruar mbarë besimtarët myslimanë  për festën e Kurban Bajramit, i bëri thirrje partive politike në vend që të heqin dorë nga kryerja e qokave sipërfaqësore politike në ditën e festave fetare. Blushi: PS u kthye në rrugën e duhur
Deputeti socialist Ben Blushi e ka komentuar me nota pozitive kongresin e PS, i cili sipas tij ka treguar se partia më e madhe e opozitës ka filluar të mendojë si duhet. PD: Kongresi i PS, terapi grupi
Me anë të një deklarate, demokratët e kanë quajtur kongresin socialist si premierën e nje reality show krejtësisht të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët, “Terapi Grupi”.

Lajmet kryesore

Topi: Dialogu, element i rëndësishëm demokracie
Kreu i vendit, në Gjirokastër
Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë
Greqi, polikanët pakt historik për vendin
Buxheti 2012, administrata qendrore shkurton 720 vende pune
Pinjolli i dinastisë Papandreu

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›