Rama: Të gjithë kamarierët me master, do u japim profesin të rinjve
Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar sot një bashkëbisedimme banorët e Fushës së Aviacionit në Tiranë, ndërsa prej andej ka premtuar më shumë zhvillim dhe zgjidhjen e procesit të legalizimeve.
Çështja e legalizimeve është një çështje kyçe në jetën e qyteteve të mëdha dhe në të gjitha zonat e Tiranës. Dhe kjo nuk është vetëm çështja e marrjes në dorë të një letre pasi unë besoj se është një çështje e lidhur me ekonominë tonë kombëtare. Si ka mundësi që nga njëra anë të ndërtosh shtëpi dhe nga ana tjetër të mos kesh bukë? Kjo pasi të ardhurat e akumuluara nga kursimet janë hedhur tek ajo shtëpi mirëpo shtëpia nuk është vetëm strehë por edhe kapital dhe sot ky kapital është i vdekur ndërkohë që legalizimi që këtë proces e bën aktiv pasi duke legalizuar shtëpinë dhe duke e kthyer në titull pronësie jo siç janë ato letra që ka dhënë Saliu, legalizimi e vë në lëvizje kapitalin që është shtëpia pasi shkon në bankë dhe kërkon kredi për të hapur një biznes apo të mbjellë drurë frutore dhe të marrë të ardhura,- tha Rama.
Duke ju referuar punësimit të të rinjve ai tha se ky është një process që do të marrë zgjidhje pas 23 qershorit. Sipas tij të rinjve duhet tu jepen dy rrugë, ose arsimi i larë, aose ai profesional.
Punësimi i të rinjve është plaga më e madhe, sepse është njësoj me piramidat e Sudes, kur njerëzit duke ndenjur në shtëpi, prisnin paratë. Sot kemi shumë të diplomuar, por zanate asnjë, se janë të gjithë me universitet dhe ëndërrojnë të bëhen kamarierë. Futuni në kafene dhe i keni tërë kamerierët me master. Sepse ka ndodhur një deformim i madh i marrëdhënieve ndërmjet shkollës dhe punës. Të rinjve ne do tu japim dy rrugë: universitet ose zanat. Me zanatin mëson si të fitosh lekë nëpërmjet punës, kurse kështu të tërë pa punë e me loto duke i gjëmuar pas Messit, se ndryshe nuk bëhen, nuk dalin lekët. Kurse, përsa i përket atyre që e kanë përfunduar universitetin, sigurisht që ka disa rrugë duke u dhënë mundësi më të aftëve që të punësohen në sektorin publik, biznesit që të punësojë, por dëmi i madh është bërë, dëmi kolosal,- tha Rama.
Më tej ai premtoi se pas zgjedhjeve do të rishihet sistemi i ndihmës ekonomike, duke thënë se ata që kanë mundësi pune do tu jepet mundësia të shërbejnë në komunitet në mënyrë që të marrin ndihmë ekonomike. Sipas tij, përfitim do të kenë vetëm invalidët.