Rama Te kthehet ligjshmeria ne KQZ

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi për mediat se opozita
kërkon kthimin e ligjshmërisë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për
t'i dhënë procesit zgjedhor të 23 qershorit dinjitetin që meriton
populli shqiptar.
"Eshtë hedhur në erë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përsa na takon ne, në kuptimin e betejës elektorale, Berisha po të dojë le ta marrë KQZ-në në shtëpi dhe kjo nuk përbën asnjë problem. Ky është një problem për shoqërinë shqiptare sot dhe për popullin shqiptar pas 23 qershorit, ku pavarësisht se ne do të fitojmë, në sytë e partnerëve tanë, vendi do të jetë i njollosur me turpin që po i le në fytyrë Kryeministri dhe shumica, që nuk është Zgjedhjet 2013KQZ jashtë funksionitShqetësim amerikan për KQZ BE thërret ekspertin e Venecias shumicë", tha Rama. Kryesocialist u shpreh se me kërkesën për kthim në ligjshmëri të KQZ-së, opozita kërkon që administrimi i zgjedhjeve të ndahet nga vala e panikut që e ka përfshirë Kryeministrin, pushtetin e tij familjar dhe partinë familjare të Kryeministrit. "Zgjidhja është e përcaktuar në Kodin Zgjedhor, dokumentin e rregullave të lojës, shkruar dhe miratuar me konsensus, i cili praktikisht është shkelur me të katër këmbët. Kodi e ka përcaktuar shumë qartë se KQZ nuk është as instrument dhe as organ që varet nga Kuvendi", tha Rama. Kryetari i PS-së kërkoi që me zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe sipas standardeve ndërkombëtare, Shqipëria duhet të ikë nga harta e regjimeve hibride dhe nga radha e vedneve që nuk kanë lidhje me botën demokratike.