E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Te ngrihemi mbi cdo interes vetjak per te larguar Sali Berishen

VLORE- Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka vazhduar turin Fajin e ka Saliu ne qytetin e Vlores nga ku deklaroi se forca qe ai drejton eshte e vetmja rruge per te shpetuar Shqiperine.

Duke iu referuar ngjarjeve te 21 janarit Rama tha se nuk duhet te harrojme per asnje moment se kater te vraret iken pa mundur te shohin rrugen e shpreses

Te mos i harrojme do te thote te shkojme perpara me te vendosur se kurre per ta larguar nga pushteti koalicionin e turpit qe po i merr Shqiperise trupin e fytyren. Te mos lejojme te perseriten mes nesh gabimet e se shkuares apo te mos ringjallen mes nesh sherret e zakonshme per nje cope pushtet per vete ne nje fshat apo ne nje fshat tjeter ne nje kohe qe fati i Shqiperise ne kete kohe te jashtezakonshme kerkon qe ne te heqim Saliun pasi fatin e ka Saliu.

Ne fjalen e tij kryesocialisti Rama u shpreh se PS ka perballe nje sfide te madhe sfida per tu ngritur mbi cdo interes vetjak dhe per tu bere pjese e frontit te bashkuar te Shqiptareve

Shikoni se ne cfare sfide i vendos Saliu njerezit e ketij vendi. Ai me turpin e shkruar ne balle kerkon tu imponohehet shqiptareve ne qytet e fshat. Ndersa sfida jone eshte ti zbrapsim per te shpetuar Shqiperine per te shpetuar Shqiperine e shqiptareve te zakonshem qe nuk jetojne ne oborrin mbreteror dhe sipas kreut socialist e vetmja rruge eshte rruga e Partise Socialiste te Shqiperise.



Partia Socialiste ka zyrtarizuar pjesmarrjen e saj ne zgjedhjet vendore te 8 majit. PS ka depozituar sot ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kerkesen per regjistrim si subjekt garues per zgjedhjet vendore te 8 majit. Dokumentacioni eshte dorezuar ne limitet e kohes prane KQZ-se. Rreth ores 1400 PS ka bere regjistrimin duke eleminuar perfundimisht hamendjet per nje bojkot te mundshem opsion te cilen vete lideri i PS-se Edi Rama e kishte hedhur poshte.
Po sot ka depozituar kerkesen ne KQZ edhe Partia Socialdemokrate e Skender Gjinushit e cila eshte pjese e Opozites se Bashkuar.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›