E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU Ikonomus te shpallet non grata ne te kundert do pershkallezojme qendrimin

Foto ilustruese kryesia e PDIU

Tirane 9 mars 2011 NOA-Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet reagoi serish pas rikthimit te konsullit Grek ne Korce.

Nepermjet nje deklarate per mediat kjo parti shprehu habi per faktin se konsulli grek i Korces Theodhors Ikonomu autori i famshem i shpalljes se betejave per Vorio Epirin eshte kthyer ne detyre.

Kthimi i tij pasoi nje nderhyrje te patolerueshme ne punet e brendshme te Shqiperise prej zedhenesit te ministrise se jashtme greke Delavekuras ne lidhje me shtyrjen e procesit te regjistrimit. Ikonomu ne fakt e kishte paralajmeruar kthimin e tij me nje interviste te eger ne shtypin nacionalist grek. Me pare kishim deklarimin e Nikolas Geixhit per procesin e regjistrimit skandalin me varrezat e Boboshtices etj etj thuhet ne deklarate.

Sipas kesaj partie te gjithe keto fakte shkaktojne dyshime se deklarimet e ketij konsulli nuk ishin qendrim individual i nje diplomati por vije politike e vendit fqinje.

PDIU shton se shkallezimi i presionit ne kete menyre insistimi ne figuren e konsumuar publike te ketij konsulli qe fyen ndjenjen kombetare te shqiptareve tregon se regjistrimi i popullsise duhet te jete vertet nje beteje per Greqine ne territorin tone.

Ne i bejme thirrje edhe njehere qeverise greke te distancohet nga deklarata qe demtojne rende imazhin e fqinjeve tane ne syte e gjithe kombit shqiptar ne respekt te qellimit per marredhenie te mira fqinjesore. Per fat te mire Shqiperia e sotme nuk mund te toleroje as si shoqeri as si administrate shteterore nje arrogance te tille. PDIU u ben thirrje te gjithe intelektualeve organizatave patriotike dhe shqiptareve qe te reagojne ndaj kesaj parodie me shume akte qe na serviret vazhdimisht kohet e fundit vijon me tej deklarata.

Ne vijim PDIU pershendeti reagimin e Keshillit Bashkiak te Korces dhe te opinionit publik korcar te cilet bojkotuan kete personazh te erresires.

PDIU kerkon zyrtarisht nga qeveria shqiptare shpalljen e konsullit grek te Korces person non-grata.

Nder te tjera kjo parti thekson se reagimi mbarekombetar kunder deklaratave te papranueshme te tij eshte nje shenje e qarte se Theodhoros Ikonomu nuk eshte nje person i deshiruar ne vendin tone.

Ne mbyllje te komunikates apelohej se Ministria e Jashtme duhet ta perktheje kete reagim mbarekombetar ne nje veprim administrativ.

Ne rast te kundert Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet paralajmeroi se do te pershkallezoje reagimin e saj kunder konsullit grek deri ne zevendesimin e tij.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmePDIU proteste para Kuvendit per regjistriminKonsulli Ikonomus Nuk jam penduar per deklaratat e miaBashkohen dy partite e cameveIdentifikohet autori i vrasjes se studentit Lidhjeautori konsulli grek i Korces kthyer ne detyre. non grata PDIU pershkallezoje reagimin Theodhors Ikonomu Vorio- Epirin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›