E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata KLSH Punonjesit kane shkaktuar nje dem 1.6 miliarde leke

TIRAN- Punonjesit e administrates qendrore dhe lokale i kane shkaktuar nje dem prej 1.6 miliarde lekesh buxhetit te shtetit. Shkelje te tilla si mosmbledhje e detyrimeve tatimore dhe doganore shpenzime te pakontrolluara mosmbledhje te te ardhurave nga shitja apo dhenia me qira e pasurive shteterore apo shperdorim i fondeve te pagave dhe shperblimeve jane disa nga problemet me te perhapura te hasura nga Kontrolli i Larte i Shtetit gjate inspektimeve te kryera gjate vitit 2010 i cili sapo ka mberritur ne Kuvend dhe pritet te shqyrtohet ne ditet ne vijim.

Tatimet dhe doganat
Te ardhurat nga tatimet dhe doganat perbejne nje pjese te konsiderueshme te shkeljeve ne raport me demin total. Kontrolli i Larte i Shtetit raporton se ne keto sektore eshte kapur nje dem prej 722 milione leke nga te cilat 363 milione ne sistemin e tatim-taksave dhe 359 milione ne sistemin doganor. Nga keto mosmbledhja e tatim-fitimit dhe penaliteteve te tjera kap nje vlere prej 130.5 milione lekesh ndersa mosmbledhja e Tatimit mbi Vleren e Shtuar perllogaritet ne nivelin e 122 milione lekeve. Ne kete sektor KLSH rendit edhe shkelje te tjera te cilat jane ne vlera me te vogla.

Per sa i perket doganave nje nder shkeljet me te perhapura eshte ajo e moskryerjes se procedurave te rregullta per zhdoganimin e mallrave nga e cila eshte shkaktuar pjesa derrmuese e demit ekonomik te kapur. Nderkohe shkeljet e tjera kane te bejne me mospagesat e TVSH-se mosmbledhje te penaliteteve etj.


Nje nder zerat qe bie ne sy ne raport eshte demi i shkaktuar nga mosmbledhja e detyrimeve doganore nga zhdoganimi i makinave dhe motocikletave i cili vertitet ne rreth 7.9 milione leke. Pjesen me te madhe te demit per keto sektore ia ka shkaktuar dogana e Durresit me 245 milione leke me pas renditet Drejtoria Rajonale Tatimore e Shkodres me 187 milione leke Tatimet e Dibres me 67 milione leke Tatimet e Gjirokastres me 61 milione leke Dogana e Tiranes me 31 milione leke etj.


Administrata qendrore
KLSH ka kryer rreth 42 kontrolle ne ministri dhe institucione kushtetuese gjate vitit 2010 ne te cilat ka kapur nje dem prej rreth 290 milione lekesh 189 nga keto ne fushen e te ardhurave dhe 101milione ne fushen e shpenzimeve. Objekt i kontrollit kane qene edhe 13 ministri. Pjesa me e madhe e demit te kapur nga kontrollet ne adminstraten qendrore eshte ai i shkaktuar nga mosmbledhja e te ardhurave nga shitja apo dhenia me qira e pasurive shteterore i cili kap vleren e 127 milione lekeve.

I gjithe ky dem eshte shkaktuar vetem nga Ministria e Mjedisit e cila nuk ka mundur te arketoje te ardhurat nga shfrytezimi i pyjeve. Nuk qendron pas edhe demi i shkaktuar nga mosmbledhja e penaliteteve te vendosura ndaj te treteve i cili paraqitet ne vleren e 50 milione lekeve.


Pushteti vendor
Bashkite dhe komunat e vendit konsiderohen problematike ne mbledhjen e te ardhurave apo kryerjen e shpenzimeve nga buxheti i shtetit. Nga 60 kontrolle te kryera gjate vitit 2010 ne bashki komuna dhe qarqe KLSH ka hasur ne nje dem total prej 321 milione leke. Nga keto rreth nje te treten e tyre e perben demi i shkaktuar nga shkeljet e kryera gjate prokurimeve publike i cili perllogaritet te jete rreth 105 milione leke.

Po ashtu mosmbledhja e takses se ndikimit ne infrastrukture nga bashkite dhe komunat ka shkaktuar nje dem prej 108 milione leke ndersa mosmbledhja e detyrimeve tatimore ndaj bizneseve sipas KLSH-se ka shkaktuar nje dem prej 50 milione lekesh.

Demet e kapura ne disa institucione
dhe njesi te qeverisjes vendore

Dogana Durres 245 mln leke
Tatimet Diber 67
Tatimet Tirane 31
Tatimet Shkoder 187
Dogana Vlore 18
Dr. Politikave Pyjore Tirane 127
Ministria Arsimit 75
Ministria e Punes 3
Ministria e Mbrojtjes 16
Ministria e Mjedisit 5
KQZ 1
ISSH 29
Autoriteti Rrugor 6
Universiteti Bujqesor 7
Bashkia orovode 12
Bashkia Libohove 3
Keshilli Qarkut Durres 58
Bashkia Durres 58.6
Bashkia Peshkopi 8
Bashkia Kelcyre 6
Bashkia Gramsh 5.5
Bashkia Lushnje 4
Bashkia Permet 5
Bashkia Kamez 2.7
Bashkia Kukes 5
Komuna Kashar 14
Bashkia Berat 13.5
Bashkia Lezhe 16
Bashkia Himare 21.5
Komuna Dermenas Fier 5.7


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›