Rama: Të plotësohen kushtet tona, ose do zgjerojmë protestat

Kryetari i PS-së, Edi Rama theksoi edhe një herë se kusht për pjesëmarrjen e opozitës në Kuvend është hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai tha së në të kundërt PS do të vijojë protestat edhe në qytetet e tjera. "Nëse nuk plotësohen kushtet tona ne do të vijojmë protestat, nga e premtja në Berat e më pas do zgjerojmë valën e tyre në çdo rrugë të Shqipërisë", tha Rama. Sipas kryesocialistit Rama shumë shpejt numri i firmave për
nismën ligjore për hapjen e kutive do të arrijë në 50 mijë.
"Andaj apeli ynë për Berishën është të vërë interesat e vendit mbi interesat e pushtetit', theksoi ai. Sipas Edi Ramës Parlamenti i Shqipërisë është pa legjitimitet dhe nuk mund të përballojë asnjë sifdë. "Jemi të gatshëm për të ndihmuar për të lehtësuar plagët e keqqeverisëjs, dhe transparenca e zgjedhjeve është receta e vetme për të rifituar shtetin e demokracisë", pohoi kreu i PS-së.