Topi vizitë dyditore në Slloveni

Presidenti i Republikës Bamir Topi me ftesë të Presidentit slloven, Danilo Turk niset sot për një vizitë dyditore në Slloveni. Topi shoqërohet nga një delegacioni të përbërë nga drejtues të lartë të institucioneve kushtetuese e të pavarura, nga akademikë si dhe nga një grup përfaqësuesish të sipërmarrjeve shqiptare. Axhenda e presidentit parashikon një takim me homologun slloven për t'u pasuar nga takimi i dy delegacioneve respektive zyrtare ku pritet që temat e bisedimeve të përqendrohen në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet tregtare dhe situatën në rajon.
Presidenti Topi do të zhvillojë takime edhe me Kryeministrin slloven, Borut Pahor, me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Pavel Gandar, si dhe me kryebashkiakun e Ljubljanës dhe atë të Bledit. Gjithashtu Topi do të marrë pjesë me homologun e tij slloven në Konferencën e Biznesit shqiptaro-slloven