Rama: Të tërhiqet ligji i SHISH-itNga "Vizion Plus"Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama i kërkon mazhorances te tërhiqet nga projektligji i SHISH-it qe ka ngjallur shqetësim jo vetëm te opozita, por deri ne rangjet me te larta diplomatike. Kryetari
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Rama: Të tërhiqet ligji i SHISH-itNga "Vizion Plus"Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama i kërkon mazhorances te tërhiqet nga projektligji i SHISH-it qe ka ngjallur shqetësim jo vetëm te opozita, por deri ne rangjet me te larta diplomatike. Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama, e ka cilësuar si absurde, heshtjen e deritanishme të kryeministrit Berisha pas reagimit te forte te ndërkombëtareve, specifikisht nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Xhon Withers, në lidhje me draftin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas Ramës, kjo nuk është hera e parë që kreu i ekzekutivit u bën karshillëk Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një vend i cili sipas tij, ka mbështetur aspiratën e Shqipërisë për të qenë në NATO. Rama i ka kujtuar demokratëve se nuk do të mund të rikthejnë SHISH-in e dikurshëm, dhe për këtë, PS-ja do të reagojë fort edhe me protesta nëse do te jete nevoja.