E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodra e Shushicës, pas zjarrit fiton një “zemër”

VLORE - Një zemër gjigande është krijuar pas zjarrit të shkaktuar disa kohë më parë në kodrën e Shushicës.

Zjarri, që përfshiu një sipërfaqe të madhe të kësaj kodre, duke dëmtuar me qindra rrënjë ullinj doli jashtë kontrollit të forcave zjarrfikëse, të cilët edhe pse ishin të shumtë në numër, nuk e shuanin dot për shkak të terrenit të vështirë.

Ishin reshjet e shiut, që nisën përgjatë mbrëmjes që bënë të mundur shuarjen e flakëve. Duket se zjarri i ndalur në momentin e duhur ka krijuar një zemër, që po kthehet në atraksion për të rinjtë, ndërkohë që fotografitë lidhur me këtë vend kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›