E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Thumanë-Kashar hapet në 30 qershor, autostradë e kategorisë A

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Autostrada e kategorisë A të Bashkimit Europian, Thumanë-Kashar do të hapet të dielën 30 qershor në orën 19:00 për qarkullimin e automjeteve.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau në rrjetet sociale pamje të këtij aksi të rëndësishëm, i cili është njëkohësisht edhe loti i parë i Korridorit Blu.

Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie.

Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.

Ndërkohë të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë, apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›