E Enjte, 5 Nëntor 2026

IZRAEL – Gallant: Hamasi të pranojë marrëveshjen e Biden ose do të ketë pasoja

TEL AVIV, 26 qershor /ATSH-ANSA/- Ne mbështesim fuqimisht marrëveshjen e presidentit amerikan Joe Biden, të cilën Izraeli e pranoi, dhe tani Hamasi duhet ta pranojë, ose të vuajë pasojat, tha sot ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Deklarata e Gallant erdhi përpara vizitës së tij shtetërore në SHBA.

“Ne jemi të përkushtuar për të sjellë pengjet në shtëpi. Pa përjashtim. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë popullin tonë”, theksoi ai.

“Lufta jonë nuk është kundër popullit të Gazës. Lufta jonë nuk është kundër popullit libanez. Lufta jonë është kundër Hamasit, Hezbollahut dhe mbështetësve të tyre: regjimit iranian”, tha ministri i Mbrojtjes, Gallant. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›