E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Tjetër valë protestash, nëse s’ka transparencë

Z. Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim të lirë me gazetarët, ku përshëndeti miratimin e rezolutës së PE-së, dhe theksoi se organizmi ndërkombëtar kërkon që kriza politike në Shqipëri të zgjidhet.

Kreu i PS-së vuri në dukje se është koha për të ngritur komision hetimor me shumicë të opozitës për të hetuar materialin zgjedhor. “Parlamenti Evropian kërkoi me rezolutë sigurimin e një reforme që të sigurojë transparencën", u shpreh Rama.

Kreu socialist ripërsëriti apelin e tij për qeverinë dhe kryeministrin që të mos zvarrisë çështjen e transparencës për ta tkurrur objektin e hetimit të zgjedhjeve, pasi opozita nuk tërhiqet nga kauza e saj.

"Ne jemi të vendosur deri në fund që në Shqipëri të fitojë demokracia, liritë dhe të drejtat, duke nisur nga ajo e votimit, të garantohen njësoj për të gjithë", u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›