E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Topi ishte President mbi palët, Nanon se paragjykoj

Përjashtimi i Islamit është çështje e mbyllur për PS, mori atë që meritonte

Kreu socialist, Edi Rama, në një intervistë televizive në Ora news shprehu sërish qëndrimin e tij lidhur me Presidentin e ardhshëm, por dhe çregjistrimin e Kastriot Islamit nga Grupi i PS.

Presidenti Bamir Topi tha se nuk do të rikandidojë për postin e kreut të shtetit. Si do ta cilësoni këtë vendim të Presidentit Topi?
Unë mendoj që zoti Topi në mënyrë shumë fisnike u deklarua i palidhur me asnjë interes për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm në kuptimin e personit të tij. Besoj se kjo ishte një mënyrë e respektueshme për të lënë të lirë fushën nga çdo lloj spekulimi dhe njëkohësisht për tu dhënë mundësi të gjitha palëve që këtë proces ta ndërtojnë pa pengesën e vetë zotit Topi. Me këtë rast besoj se më takon që për hir të së vërtetës ti shpreh respektin Presidentit të Republikës, i cili, mund të themi çfarë të duam nga pozicioni ynë, por askush nuk mund të mohojë se në mënyrën e tij ishte një President mbi palët. Nuk ishte një President i PD dhe as një President i PS. Ishte një President mbi palët. Çdo kritikë që mund ti bëhet për mënyrën se si mund të kishte administruar në një moment apo në një tjetër funksionin dhe përgjegjësinë e tij, vjen më pas. Por konsiderata e parë është kjo, që pavarësisht se u votua nga PD, ai nuk ishte një President që i shërbeu partisë, por ishte një President që me këndvështrimin që zgjodhi, funksionoi si garanti i Kushtetutës.
Zoti Topi e la të hapur rikthimin në politikë jo me PD, por me një tjetër parti të re…
Kjo është zgjedhja e tij legjitime dhe personale, unë nuk kam asnjë koment.
Flasim për një çështje që ka qenë në diskutim, çështja e çregjistrimit të zotit Islami. Ka kthim mbrapa, duke pasur parasysh edhe kontributet e zotit Islami?
Nuk ka asnjë kthim mbrapa në këtë çështje. Tashmë është një çështje e mbyllur, madje është edhe një çështje e vjetër tanimë me shpejtësinë e lajmeve dhe të informacionit. E vetmja gjë që dua të rinënvizoj, për të respektuar pyetjen tuaj, Partia Socialiste është një bashkim vullnetar, sigurisht garanton liri dhe hapësirë për mendimin e të gjithëve, por nuk mund të sfidohet nga askush në themelin e bashkëjetesës së vet. Ndërkohë që ka boll hapësirë për të thënë dhe për të mbajtur qëndrime që bien ndesh me interesat, që bien ndesh me politikën, që bien ndesh me vendimet e Partisë Socialiste dhe kjo i garanton mundësinë çdo individi që të vazhdojë të bëjë politikë, por jo në Partinë Socialiste dhe në dëm të Partisë Socialiste.
Pra, zoti Islami ishte një lloj sfidimi për PS-në, ndryshe nga zoti Malaj që madje edhe u rizgjodh në Kryesinë e partisë apo zotin Blushi po ashtu…
Është i njohur episodi. Nuk ishte vendimi që vajti te Kastrioti, por ishte Kastrioti që vajti e u përplas te vendimi i marrë përpara sesa ai të bënte aktin e shkeljes së një vendimi politik, për të cilin statuti është i qartë, por jo vetëm statuti, por në frymën e mirëkuptimit, pas disa ngjarjesh të papëlqyeshme në kohë, Grupi Parlamentar vendosi që të zbatohet rigorozisht dhe të gjithë kontribuan për zbatimin e tij. I vetmi që e theu vendimin pa asnjë arsye tjetër, përveç faktit që cenoi arbitrarisht këtë vendim, ishte Kastriot Islami dhe mori atë që meritonte.
Duke iu referuar një shkrimit tuaj në faqen në internet lidhur me ish-presidentin Meidani. Ka qenë një kritikë miqësore, por që kishte në thelb edhe disa divergjenca që keni ju edhe zoti Meidani…
Sigurisht që ka qenë një replikë miqësore. Sigurisht, përderisa ka qenë një replikë, ka qenë shprehje e një opinioni të ndryshëm. Dhe ajo që çudit, është se ndërkohë nga ana e presidentit Meidani apo edhe e të tjerëve janë dhënë në mënyrë konstante opinione të ndryshme nga opinioni im apo edhe nga opinioni i përgjithshëm në PS dhe janë respektuar maksimalisht gjatë gjithë kohës, skandalizohen nga një opinion i ndryshëm me opinionet e tyre. Kjo është diçka që duhet kapërcyer si mendësi dhe asnjëherë nuk duhet harruar se vërtet diktatura e shumicës është një risk që mirë është të shmanget për një forcë të shëndetshme politike, por nga ana tjetër smund të ketë kurrsesi diktaturë të asnjë pakice, në kuptimin e imponimit me pahir të opinioneve të veta. Pra, kemi nevojë të harmonizojmë ende më shumë elementet e bashkëjetesës sonë, brenda një diversiteti mendimesh. Është pasuri e familjes sonë politike dhe ky diversitet mendimesh duhet të jetë forca dhe nuk mund të bëhet dobësia.
Është diskutuar para kohe ndoshta shfaqja e kandidaturës së zotit Nano për postin e Presidentit. Në një komunikim pak ditë më parë, zoti Nano tha se PS nuk ka vdekur, duke nënkuptuar se mund të marrë votat brenda PS, në rast se do jetë si kandidaturë…
Unë mendoj që ky nuk është një proces i të marrit vota këtej e andej. Unë mendoj që ky është një proces, që duhet parë përsëri dhe unë e shoh përsëri në funksion të interesit kombëtar, që sot është i njehsuar me interesin e integrimit sa më të shpejtë në BE. Na duhet një proces europian. Në radhë të parë ne dëshirojmë të ndërtojmë profilin e Presidentit që i duhet sot vendit, pa paragjykuar asnjë emër, por pa u nisur nga asnjë emër dhe përsëris; edhe pse ka pasur një refuzim banal nga ana tjetër për atë që unë kam shprehur, ne na duhet të shkojmë drejt një Presidenti mbi palët. Duhet një President që të mos jetë shprehje e arrogancës së një shumice shumë të kufizuar numrash, edhe pse Kushtetuta e ndryshuar parasheh që në rast se 3 raundet e para dështojnë, atëherë Presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë, por kjo nuk do të thotë që ne harrojmë se fryma e Kushtetutës kërkon një President tërësisht të shkëputur nga interesat e palëve dhe mishërim të interesit kombëtar, të unitetit kombëtar dhe të Kushtetutës dhe të pavarësisë së atij institucioni. Për më tepër, po të shohim edhe eksperiencat e vendeve të tjera, marrim Greqinë apo vendet e tjera, pavarësisht se shkojnë proceduralisht në fund drejt 50 plus 1, në fund kanë një traditë që dakordësohen për një figurë që si rregull për të mirën e vendit dhe në interes të kombit është mbi palët dhe është jashtë palëve. Kështu që edhe në këtë rast, ne shqiptarët na ndjekin, na dëgjojnë dhe do të na gjykojnë, ne do tu themi shqiptarëve se çfarë Presidenti duam për Shqipërinë dhe sigurisht edhe në këtë rast çka na intereson, është interesi kombëtar. Është interesi i Shqipërisë europiane dhe jo interesi partiak, gjë që modestisht e treguam me një shembull, i cili në këndvështrimin tim u dha një shenjë njerëzve të këtij vendi për mënyrën se si duam ta administrojmë Shqipërinë përmes një administrimi publik europian me Avokatin e Popullit. Pra, ky është vizioni ynë dhe kjo është rruga jonë dhe në këtë rrugë dhe me këtë vizion ne duam ti japim Shqipërisë një politikë të re.
Ditët e fundit, një opinion i Komisionit të Venecias është komentuar nga maxhoranca si dhënie të drejte të asaj që ndodhi në Tiranë me votat e hedhura gabim dhe kërkohet sanksionimi i kësaj procedure në ligj. Cili është mendimi juaj?
Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që nuk ka qenë e shkruar në  ligj. Sepse parimi i numërimit të çdo vote, i dëgjuar kështu sigurisht që nuk mund të konsiderohet dot një parim i gabuar në themel, por ndryshimi i rregullave të lojës, kur loja ka mbaruar dhe pret vetëm të sanksionohet rezultati i saj, është një shkelje flagrante kushtetuese dhe ligjore. Të mos harrojmë se edhe në vetvete mënyra se si i jemi qasur këtij parimi, nuk ka qenë as antikushtetues dhe as i paligjshëm. Fakti që vetë Komisioni i Venecias ka kërkuar sanksionimin në ligj të asaj çka u diskutua aq shumë në zgjedhjet e Tiranës, tregon se nuk ka qenë në ligj.
Aleatët tuaj, por dhe parti të

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›