Çekia: Mbështetje për statusin
Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim të Ngarkuarin me Punë të Republikës së Çekisë në Tiranë, Vladimir Valky, i cili ushtron përkohësisht edhe funksionet e kreut të Ambasadës Çeke në Tiranë.
Gjatë takimit, biseda u u përqendrua në figurën e ish-presidentit të ndjerë Vaslav Havel, të cilin Berisha e vlerësoi si shembulli i mirë e frymëzues i intelektualëve që shembën komunizmin në vendet e Europës Lindore në vitet 90.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e Kryeministrisë, Valky ka theksuar mbështetjen e Çekisë në projektin e integrimit europian të Shqipërisë.
Në këtë kuadër, Çekia do të mbështesë fuqishëm dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, në periudhën më të afërt gjatë vitit të ardhshëm, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, gjatë takimit, u rikonfirmua vendosmëria për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në fusha si arsimi, shkëmbimet ekonomike e tregtare, mjedisi etj. / G. Ndoja