E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Uollfarth: Kërkesat e partive të vogla janë legjitime

Kërkesat e partive të vogla për reformën zgjedhore janë legjitime. Kështu është shprehur sot ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth, në një prononcim për mediat.

Sipas tij, është klasa politike shqiptare ajo që vendos nëse propozimet e partive të vogla do të merren parasysh apo jo, por i rëndësishëm mbetet fakti që sistemi zgjedhor të jetë i qëndrueshëm.

Në kuadrin e reformës zgjedhore, partitë e vogla kanë kërkuar që ajo të jetë gjithëpërfshirëse. Pak ditë më parë, partitë e vogla të majta kanë zyrtarizuar kërkesën e tyre për ndryshim të sistemit zgjedhor, përmes një letre drejtuar Kuvendit.

PSD, PDS e PSV i kanë dërguar Komisionit të Reformës Zgjedhore propozimet e përbashkëta për përmirësimin e sistemit zgjedhor dhe të Kodit Elektoral.

Tre partitë e vogla të opozitës kanë propozuar ndryshimin e sistemit nga proporcional rajonal , në proporcional rajonal me korrigjim kombëtar.

Ndërsa kryeministri Berisha, në një intervistë të fundit u shpreh i vendosur për të mos ndryshuar asgjë në sistemin zgjedhor aktual.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›