Rama Topi keshilloi skritikoi
Drejtuesja e organit te akuzes shperndau pergjegjesine duke thene se lufta antikorrupsion dhe hetimi i akuzave politike nuk eshte nje ceshtje qe i perket vetem prokurorise. Ajo tha se rezultatet e cdo procesi hetimor jane te perbashketa dhe u perkasin gjithe institucioneve qe per shkak te detyres se tyre jane te perfshira ne hetimet e prokurorise. Une e kam degjuar me shume vemendje fjalimin e Presidentit te Republikes dhe nuk shoh perplasje mes fjaleve tona. shte nje perseritje qe organet e drejtesise te bejne detyren e tyre vleresoi dje Ina Rama pasi mori pjese ne nje aktivitet te organizuar nga misioni OPDAT dhe Ambasada Amerikane per prezantimin e udhezuesit ne luften kunder Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit.
Hetimi per pasurite e politikaneve
Ne aktivitetin e djeshem ishte i pranishem edhe kreu i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurise Adriatik Llalla. Ai konfirmoi se kane filluar te ravijezohen rezultatet konkrete te disa hetimeve qe po kryhen ne lidhje me akuzat e fundit te bera
publike ndaj zyrtareve te larte. Aktualisht institucioni yne ka nisur hetimin e hollesishem per disa zyrtare te larte. Hetimet kane marre shkas nga informacionet mediatike apo ato te ofruara nga publiku tha drejtuesi i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Adriatik Llalla. Aktualisht Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka ne proces hetimi akuzat e bera ne adrese te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti per nje kredi te investuar ne biznes para se te merrte detyren. Ne hetim eshte gjithashtu edhe ceshtja e pasurive te deputetes demokrate Albana Vokshi. Per te dyja rastet prokuroria ka deklaruar se eshte ne pritje te hetimeve administrative te inspektoratit per te avancuar me tej ne hetime penale nese gjenden prova per shkelje te ligjit.
Prokuroria
Ina Rama tha dje se prokuroria eshte e angazhuar maksimalisht ne hetimin e ceshtjeve penale te hapura pas akuzave politike. Duke nenkuptuar dosjet e korrupsionit me lejet e ndertimit ne Tirane privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia Sot dhe kontrabanden e dyshuar te naftes Virgine Ina Rama tha se prokuroreve te ketyre ceshtjeve u eshte krijuar mundesia per te punuar me ngarkese te zakonshme. Ne po vazhdojme te bejme hetime ne maksimumin tone. Organizimi i punes ne strukturat ku po behen keto hetime eshte bere ne nje menyre te tille qe prokuroret te cilet hetojne keto ceshtje te jene sa me pak te ngarkuar me ceshtje te reja te marra rishtazi. Jemi fokusuar me angazhimin tone maksimal. Shpresojme te kemi nje produkt tha Ina Rama. Ajo nuk konfirmoi nese te gjitha ceshtjet e hapura pas akuzave politike te bera ne publik do te perfundojne ne gjykate duke lene te kuptohet edhe mundesia qe disa prej fakteve te pretenduara te rezultojne blof ne fund te hetimit.
Trazhgim Sokolaj