Kunder vendimit per prishjen e Piramides
NgaBLENDI KAJSIU
Vendimi per shembjen e Piramides aktuale dhe ngritjen aty te nje godine per Parlamentin eshte ne thelb nje vendim piramidal. Ai eshte nje vendim qe eshte marre nga maja e piramides shteterore ne menyre sa arbitrare aq edhe jo transparente. Asnje debat publik mes historianesh urbanistesh apo arkitektesh nuk eshte zhvilluar as per prishjen e Piramides dhe as per ndertimin e godines se Parlamentit ne vend te saj. Pa folur per konsultimin me qytetaret qe trajtohen si jabanxhinj ne qytetin e tyre. Ata jane perballe nje fakti te kryer duan apo sduan Piramida do shembet dhe aty do ngrihet Parlamenti. Ekzekutivi sillet sikur kryeqytetin ta kete prone private ku mund te nderhyje sipas midese. Ne kete aspekt vendimi per prishjen e Piramides eshte identik me vendimin per ngritjen e saj. Piramida dje u ndertua me te njejten arrogance dhe mungese transparence nga piramida komuniste. Nuk pati asnje debat publik perpara
ngritjes se saj. Vendimi thjesht u mor nga lart. Qytetaret u perballen me nje fakt te kryer. Ne zemer te qytetit te tyre u ngrit nje piramide sepse keshtu kishte vendosur udheheqja komuniste qe Tiranen dhe Shqiperine e trajtonte si prone private.
Ne te dyja rastet kemi te bejme me nje vendimmarrje piramidale. shte nje vendimmarrje jo transparente arrogante dhe qe buron nga lart. Problemi si gjithmone eshte se ne vend qe te diskutohet mbi interesin publik politikat ndertohen mbi interesin e ngushte te atyre ne pushtet.
Ne rastin konkret Kryeministri Berisha deklaron se Piramida duhet zhdukur per te hequr qafe kujtimin e Enver Hoxhes. Te gjithe mund ta kuptojme dhe madje te na vije keq qe Berishen ende e mundon kujtimi i Enver Hoxhes. Ama ky nuk eshte nje shqetesim mbare popullor. Shumica e popullates kur shohin Piramiden nuk tronditen nga kujtimi i Enverit. Pjesa me e madhe sidomos te rinjte e kane harruar jo vetem Enverin por edhe vete te kaluaren komuniste. Ndaj nga aspekti historik Piramida duhet te mbetet aty ku eshte minimalisht qe brezat e rinj te mos e harrojne diktaturen komuniste dhe arkitektin e saj Hoxha.
Por akoma me i rendesishem se aspekti historik eshte aspekti publik i Piramides. Per qytetaret e Tiranes Piramida eshte nje hapesire publike rreth te ciles ata mund te shetisin te ulen te takohen te bejne sehir muhabet etj. etj. Piramida ka qene nder te paktat ndertesa qendrore ne Tirane te hapura per publikun. Te gjithe ndertesat e tjera qeveritare jane te mbyllura dhe te ruajtura me ushtare ose bodiguarde. Vilat qeveritare ne bllok me kopshtet e tyre te bukura jane te mbyllura per publikun. Lulishtja e bukur brenda zyrave te Parlamentit ish-komiteti qendror gjithashtu. Po keshtu edhe parku apo lulishtja rreth godines se Kuvendit te Shqiperise. Po keshtu edhe Pallati i Kongreseve qe si ndertese komuniste duhet prishur. Ashtu sikurse edhe hapesirat e gjelbra brenda shtepise se ushtrise.
Ne kushte te tilla ndertimi i Parlamentit shqiptar aty ku sot eshte Piramida rrezikon qe te eliminoje nje hapesire publike ne zemer te Tiranes qe sot perdoret nga qytetaret e thjeshte. Ai rrezikon te krijoje nje hapesire me shume te rrethuar me ushtare e bodiguarde qe qytetaret mund ta shikojne por jo ta shijojne. Ndaj ka rrezik qe Piramida e Enverit te zevendesohet me nje piramide te re. Vetem se kjo e fundit do jete e mbyllur per qytetaret. Edhe pse ndertohet ne emer te tyre.