Falsikimi i parave pese ne pranga
Pese persona te tjere jane arrestuar nen akuzen e falsifikimit te kartmonedhave ne Tirane duke e cuar numrin e te prangosurve ne operacionin e koduar Graniti dy ne njembedhjete.
Vlera e parave falso ne total e bllokuar mesditen e se merkures nga policia eshte 120 mije euro. Policia gjate njoftimit per shtyp sqaroi se ne cilesine e proves materiale jane bllokuar edhe fotokopje te prerjeve te Kartmonedha Banknote ne forme ceku me vlere 40 milione dollare si edhe fotokopje te dy ceqeve trasfertash ne vlere 200 mije euro.
Origjina e parave dhe ceqeve serish ka qene Maqedonia. Ne dy muajt e fundit policia ka arrestuar 25 persona te implikuar ne nje rrjet te trafikut te parave te falsifikuara ne Tirane.