E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Une kandidat per Bashkine e Tiranes kam perballe nje vrases

Kreu i Partise Socialiste konfirmoi dje kandidimin perballe Lulzim Bashes per kreun e bashkise se kryeqytetit

Edi Rama konfirmon kandidimin e tij per mandatin e katert per Bashkine e Tiranes. Duke folur ne emisionin Top Story Rama deklaroi se do te jete ai perfaqesuesi i opozites ne zgjedhjet vendore perballe kandidatit demokrat Lulzim Basha dhe shprehu bindjen per fitoren ne zgjedhjet e 8 majit.


Une do ta marr persiper te qendroj kryetar i bashkise per te gjithe ata qe e kerkojne kete gje nga une per te gjithe ata qe me kane cuar fjalen e tyre veterane apo te rinj njerez te afert apo te larget. Per mua sot eshte nje detyrim qe e ndjej si pjese integrale te kesaj beteje per tu perballur ne cdo hapesire me kete regjim.


Do te qendroj kryetar i bashkise nuk ka dyshim qe do te votohem - theksoi Rama. Ne fjalen e tij kreu i selise roze shprehu angazhimin per vazhdimin e projekteve te nisura nga bashkia e Tiranes.


Kreu socialist sulmoi ashper edhe rivalin e tij per zgjedhjet vendore duke e cilesuar si vrases se kater qytetareve te cilet u vrane gjate demonstrates se opozites me 21 janar.


Per mua doreheqja e Bashes eshte nje hap drejt perballjes se tij me drejtesine per ceshtje qe mbeten te hapura mes tij dhe popullit shqiptar - reagoi per here te pare kryetari i PS-se Edi Rama ndaj doreheqjes se ministrit te Brendshem Lulzim Basha i cili me 8 maj do te garoje per bashkine e Tiranes. Kryesocialisti renditi edhe ceshtje per te cilat sipas tij Basha duhet te perballet me drejtesine.


Duke filluar nga grabitja kolosale e Rruges se Kombit dhe duke vazhduar me tragjedine e 21 janarit ku ai eshte personalisht pergjegjes per vrasjen e kater demonstruesve te pafajshem dhe per plagosjen e dhjetera te tjereve - ka pohuar Rama.


Ai eshte i vetmi minister qe pas vrasjes se qytetareve te pafajshem nuk ka marre persiper pergjegjesine duke dhene doreheqjen. Ai eshte zgjedhur nga mazhoranca per te kandiduar ne Tirane por ai eshte nje person ne kerkim nga populli shqiptar dhe ai opozitar - eshte shprehur ai. Kryetari i PS-se ka theksuar me tej se emri i Lulzim Bashes figuron ne raportet e BE-se si shembelltyre e pandeshkueshmerise ne vendin tone.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›