I shperthen granata ne deren e shtepise vdes gruaja 43-vjecare
Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot ne mengjes ne qytetin e Ballshit ku si pasoje e shperthimit te nje granate ka mbetur e vdekur nje grua 43-vjecare.
Sipas te dhenave te para Violeta Mehmetaj 43 vjec nene e dy femijeve ka gjetur vdekjen ne momentin kur ka hapur deren e shtepise si pasoje e shperthimit te granates e cila mendohet te kete qene e lidhur me deren.
Policia ka nisur punen per zbardhjen e ngjarjes dhe po punon ne pisten e ndonje konflikti te meparshem te bashkeshortit te vikitmes i cili para 2 vitesh mesohet te kete qene punonjes policie ne komisariatin e Ballshit ndersa vjehrri i viktimes eshte shprehur se para ngjarjes nuk kane pasur konflikte.