Aksident ne aksin Lezhe-Shkoder vdes murgesha italiane
Nje aksident ka ndodhur mengjesin e sotem ne aksin Lezhe-Shkoder ne vendin e quajtur kryqezimi i Gocajve.
Si pasoje e perplasjes se dy mjetit tip Fiat me targa te Lezhes i drejtuar nga Kreshnik Marku 27 vjec me nje mjet tjeter te se njejtes marke me targa italiane i drejtuar nga Alma Zogu 25 vjec eshte plagosur Rita Sh. 75 vjec shtetase italiane e cila eshte derguar ne spitalin e Lezhes. Nga te dhenat e fundit behet e ditur se 75-vjecarja eshte nisur drejt Spitalit Ushtarak por ka humbur jeten gjate rruges.
75-vjecarja udhetonte ne te njetin mjet me 25-vjecaren A. Zogu dhe burimet thone se te dyja kryenin aktivitetin e tyre si murgesha ne zonen veriore.