E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Veliaj pa gjyq në qeli, nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjeçare “pa koment” për drejtësinë e re

TIRANË, 11 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, në një komunikim live në rubrikën “Sy m’sy”, komentoi arrestimin e djeshëm të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë në shpatulla çerekmilion zgjedhës është një ngjarje tejet e madhe që unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjeçare “nuk kam koment” (no comment)”, tha Rama.

Rama theksoi se nuk do t’i mbajë më për vete opinionet e tij kur ta shoh të arsyeshme që duhen ndarë me publikun në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj.

“Sot opinioni im është ky: Drejtësia e re ka hyrë tanimë në fazën që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj e palëkundur, por ama nuk ka më pse të mos shprehim edhe opinionet kritike që sot në këtë fazë janë të domosdoshme për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur”, shtoi Rama.

Rama theksoi se nuk do t’i mbajë më për vete opinionet e tij kur ta shoh të arsyeshme që duhen ndarë me publikun në të gjitha rastet që drejtësia do bëjë punën e saj.

“Sot opinioni im është ky: Drejtësia e re ka hyrë tanimë në fazën që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj e palëkundur, por ama nuk ka më pse të mos shprehim edhe opinionet kritike që sot në këtë fazë janë të domosdoshme për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur”, shtoi Rama.

Kryeministri u shpreh se kritikat duhet të ndihmojnë një drejtësi jo thjesht të pavarur të hetojë e godasë majtas e djathtas kë konsideron të arsyeshme, por edhe një drejtësi me standarde të paqortueshme demokratike, europiane.

“Aq më tepër kur në mexhelisin tonë u bë 5 vjet që flasin të tërë mbarë e mbrapsht për këdo që bën parakalimin para kamerave të paralajmëruara te SPAK dhe vetëm ne, PS, garante e Refomës në Drejtësi, forca që qeveris vendin heshtin. Heshtja jonë patjetër që i ka ndihmuar shumë institucionet e reja të drejtësisë deri këtu”, shtoi Rama. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›