Rama: Vendi në krizë të thellë ekonomike
Kështu deklaroi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi me gazetarë. Kreu socialist u shpreh se vendi ndodhet në një gjendje të vështirë ekonomike, duke ia adresuar këtë situatë qeverisë, që sipas Ramës është e pa përgjegjshme në vendimet e saj.
“Me këtë batërdi ekonomike ku zhytet vendi përditë, zoti Berisha vazhdon të pretendojë tunele të reja dhe rritje rrogash e pensionesh”, tha Rama. Sipas tij, edhe nëse pagat dhe pensionet janë rritur, qeveria ua ka marrë qytetarëve nga ana tjetër me anë të zhvleftësimit të lekut.
“Që prej shtatorit 2009 kur u rritën rrogat e pensionistëve, ata kanë paguar një taksë të fshehtë me zhvlerësimin e lekut. Berisha rriti pensionet për tua marrë përsëri, ndërsa tani bën premtime në kohën kur arka e shtetit është bosh” , nënvizoi lideri i opozitës.