Greqi, Papuljas merr mandatin e dytë presidencial
Pas betimit të sotëm në Parlamentin grek, Papuljas bëhet zyrtarisht presidenti i tretë që merr mandatin e dytë, pasi më parë dy mandate kanë pasur edhe Kostandinos Karamanlis e Kostis Stefanopulos. Papuljas mori votat e nevojshme nga parlamenti në votimin që u zhvillua më 3 shkurt të këtij viti.
Parlamenti i Greqisë përbëhet nga 300 deputetë, dhe në votimin e 3 shkurtit morën pjesë 298 deputetë, 266 prej të cilëve i thanë “po” mandatit të dytë të Papuljasit.
Parlamenti i Greqisë përbëhet nga 300 deputetë, dhe në votimin e 3 shkurtit morën pjesë 298 deputetë, 266 prej të cilëve i thanë “po” mandatit të dytë të Papuljasit.