E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia reagon ashpër ndaj vendimit të parlamentit suedez

Projektvendimi u miratua me një votë diferencë, 131 vota pro, përkundrejt 130 votave kundër.

Ndërsa ambasadori i Turqisë në Stokholm Zergyn Korutyrk u thirr në Ankara për konsultime, Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan anuloi vizitën e tij në Suedi të planifikuar për 17 mars.

Në deklaratën e bërë nga Kryeministria u tha: "Qeveria dhe populli ynë e refuzojnë këtë vendim të pabazë".

"Është e qartë se vendimi është marrë duke bërë disa llogari të interesave politike lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në Suedi në shtator të këtij viti. Ky propozim i pranuar me motive politike, nuk përshtatet me marrëdhëniet Turqi-Suedi, bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësinë mes dy popujve tanë. Gabojnë rëndë ata që mendojnë se të vërtetat historike dhe opinionet e Turqisë në lidhje me historinë e saj do të ndryshojnë me vendimet që merren në bazë të interesave politike në parlamentet e huaja", thuhet në vijim të deklaratës.

Presidenti Abdullah Gyl vendimin e vlerësoi me fjalët: "Ne e dimë shumë mirë se si është marrë ky vendim. Vendimi nuk ka asnjë vlerë.”

Presidenti turk theksoi se nuk duhen ekzagjeruar shumë vendimet që marrin disa parlamente në lidhje me projektrezolutën armene.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›