Rama Vendimi tallje cinike me njerezit
Ne Shqiperi kryetari socialist Edi Rama reagoi sot duke vleresuar si nje tallje cinike me njerezit e zakonshem te vendit vendimin e nje dite me pare te Gjykates se Larte e cila shpalli te pafajshem dhe cliroi nga akuza per korrupsion ish zevendeskryeministrin Ilir Meta
Te gjithe u bene deshmitare te nje momenti dramatik per drejtesine ne Shqiperi ka deklaruar Rama nga qyteti i Lushnjes ku ka patur nje takim me drejtues lokal socialiste. Sipas zotit Rama vendimi i Gjykates eshte nje hap tjeter shume i rende drejt instalimit te nje regjimi te padrejtesise dhe te faktit te kryer ne Shqiperi ka deklaruar ai.
Gjykata shfajesoi zotin Meta pasi sipas saj nuk kishte fakte qe te provonin akuzen e ngritur nga prokuroria e cila kishte kerkuar 2 vjet burgim. Zoti Meta ishte vene nen hetim menjehere pas publikimit te videos se bisedes se tij me ish ministrin e Ekonomise Dritan Prifti. Nje ngjarje e cila ne janar te vitit te shkuar nxiti edhe manifestimin e opozites i cili kaloi ne perleshje me policine para kryeministrise ku mbeten edhe kater te vrare.
Ne komentet e tij sot zoti Rama shprehet se eshte i vetdijshem per zemerimin qe sipas tij vlon mes njerezve te zakonshem dhe kerkeses per te reaguar fort por shton se eshte gjithashtu i vetdijshem se vetem vota eshte ajo qe mund te beje ndryshimin e madh u shpreh ai.