E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për Metën, PS: Gjykata e Lartë nën kontrollin e pushtetit

TIRANË- Gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste është vendosur të mblidhet Asambleja Kombëtare në 22 janar, ora 11:00. Anëtarët e kryesisë kanë dalë gjithashtu edhe me një deklaratë të përbashkët për vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila një ditë më parë shpalli të pafajshëm ish kryeministrin Ilir Meta në lidhje me çështjen e video-përgjimit.

Në këtë deklaratë PS e konsideron vendimin e djeshëm të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë si dëshminë e rënies së shtetit të së drejtës dhe si provën e kapjes së Gjykatës së lartë nga pushteti i Sali Berishës, sic thuhet në deklaratë.

“Duke shprehur në këtë rast indinjatën, në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë të tronditur thellë dhe me plot të drejtë nga rrënimi përditë e më i madh i shtetit të së drejtës, Partia Socialiste e Shqipërisë nënvizon me forcë domosdoshmërinë e rivendosjes së demokracisë në vend dhe u bën apel të gjitha forcave demokratike të shoqërisë të vihen aktivisht në shërbim të këtij misioni kombëtar”, thuhet në këtë deklaratë.

PS nënvizon se në programin e ri të saj “Për një Rilindje Shqiptare” kjo forc politke do hetojë dhe gjykojë cdo çështjeje gjyqësore me objekt korrupsionin e nivelit më të lartë qeveritar.

“Do bëjmë të mundur nxitjen me fakte e prova të rihetimit dhe gjykimit të çdo çështjeje gjyqësore me objekt korrupsionin e nivelit më të lartë qeveritar, mbyllur arbitrarisht nga gjykata në refuzim të qartë të fakteve të njohura botërisht, ekspertimeve profesionale kombëtare e ndërkombëtare”, thuhet më tej në deklaratë.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Deklarata e plotë e kryesisë së Partisë Socialiste Rama: Skënderbeu, pas 100 vjet pavarësi do turpërohej nga llumi i drejtësisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›