E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci: Gjergj Kastrioti, i gjallë për të gjithë brezat

LEZHË- Homazhe në memorialin “Gjergj Kastriotit” në qytetin e Lezhës për 544 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar.

Ministri i Kulturës Turizmit Rinisë dhe Sportëve, Aldo Bumçi si dhe përfaqësues të tjerë nga pushteti qendror dhe vendor, e të komuniteteve fetare kanë vendosur kurora me lule në këtë memorial, në nder të figurës së Skënderbeut.

Gjatë fjalës së tij ministri Bumci e ka cilësuar heroin kombëtar, si shqiptarin e gjallë për të gjitha brezat, duke i lidhur homazhet e mbajtura me vitin jubilar të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›