Dy vdekje aksidentale ne Kruje e Durres
Ka gjetur vdekjen nje pronar fabrike inertesh ne fshatin Halil qe ndodhet ne dalje te Fushe Krujes. Mesohet se 48 vjecari Sulejman Hoxha nga Kruja ka gjetur vdekjen nga kontakti me linjat e tensionit te larte 6000 volt. Vdekja ka qene aksidentale. Policia ka konfirmuar faktin se ai ka gjetur vdekjen ne momentin kur po kontrollonte linjen e furnizimit te fabrikes se inerteve ne pronesi te tij pasi ajo kishte qene me difekt. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 16.30 minuta te dites se djele. Sipas policise se Krujes viktima ka rene ne kontak me rrymen e tensionit te e larte 6000 voltsh qe kalonte ne afersi te fabrikes dhe ka humbur jeten menjehere. Punonjesit e impiantit te inerteve qe jane ndodhur ne afersi kane lajmeruar urgjent policine dhe te afermit . Ekspertet kane dale me konkluzionin se ka qene pakujdesia e vete viktimes qe ka shktuar vdekjen e tij.
Po keshtu edhe ne qytetin e Durresit eshte gjendur nje kufome e nje te riu rreth te 35 vjeteve 1.75 m gjatesi dhe me nje shenje operacioni ne kraheror. Kufoma e tij eshte gjetur pasditen e se djeles ne ne sektorin Iliria te plazhit te ketij qyteti. Trupi ende i paidentifikuar u gjet nga kalimtare te rastit te cilet njoftuan menjehere uniformat blu te qytetit bregdetar. Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe ekspertet qe bene ekzaminimet kane bere me ku beri te ditur se viktima dyshohet te jete mbytur ne det pasi nuk ka shenja dhune ne trup. Ai do te kete dale nga uji dhe duke u nisur nga nje operacion ne forme V- je te permbysur qe kishte ne kraharor fillimisht eshte menduar se mund te kete pasur ndonje problem kardiak dhe ky ka qene shkaku qe kufoma e viktimes eshte gjetue 10 metra larg buzes se ujit.