E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindja per pasagjere rrihet me leve shoferi i autobusit

DURRS/ Shoferet e autobuseve pohojne se shume drejtues furgonesh jane punonjes te policise


DURRS - Autobusi i linjes Tirane-Durres ishte ne momentin e nisjes me rreth 40 pasagjere te akomoduar ne sedilje kur dy persona jane afruar tek dera e tij dhe u kane bere thirrje atyre qe te dalin nga autobusi dhe te udhetojne me mjetin e tyre furgon pasi ata do te nisen me shpejt.


Kunder kesaj thirrje sipas deshmitareve okulare ka dale shoferi i autobusit dhe ata pas kesaj pakenaqesie qe ka shprehur ai e kane marre forcerisht dhe e kane goditur me mjete te forta deshmitaret thane se eshte goditur me leve duke e gjakosur deri ne humbje ndjenjash. Pas kesaj nderhyrjeje te dhunshme jane larguar me shpejtesi. Viktima e dhunes se tyre eshte derguar ne spital pa ndjenja ne gjendje shume te rende.


Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka marre ne pyetje persona e pranishem si dhe deshmine e pronarit te autobuseve. I demtuari eshte E. Muka 36 vjec shoferi i autobusit te linjes Durres-Tirane me targa DR 4951 D ne pronesi te shtetasit Z.Nikolli. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 1350 ne vendin e quajtur stacioni i trenit aty ku dhe qendrojne autobuset e linjave te ndryshme.


Shoferet akuzojne Shteti nuk vepron


Situata ka qene teper cnjerezore ne sy te te reja dhe grave e femijeve dhe kjo ka krijuar panik jo vetem tek pasagjeret por edhe tek kalimtaret e rastit.


Pasi autoret jane larguar nga vendi i ngjarjes me ane te nje automjeti i demtuari eshte derguar per ne spitalin rajonal te Durresit ku ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Informacioni per ngjarjen e ndodhur eshte marre nga drejtues mjetesh te cilet kane njoftuar policine.


Deshmitare ne vendngjarje kane treguar lidhur me dhunen qe po ushtrohej mbi drejtuesin e autobusit dhune kjo qe sipas tyre eshte e perseritur disa here dhe se ata megjithese po i paguajne shtetit te gjitha detyrimet thane se perseri shteti po na le ne meshire te banditeve kur ne po nxjerrim buken me shume mund e sakrifica.


Pronari i autobusi akuzoi policine si shkaktaren kryesore per shume konflikte te tilla qe kane ndodhur edhe gjate rrugetimeve dhe ne stacione te tjera pasi ajo nuk nderhyn per te mos lejuar furgonet qe te qendrojne ne afersi te stacionit te autobuseve por ka krijuar nje stacion te dyte krahas atij qe eshte caktuar zyrtarisht tek sheshi Pranvera.


Shume shofere te linjave te tjera qe ishin te pranishem ne kete konflikt kane akuzuar policine se nuk duhej ta lejonin duke lene te kuptohej se ne kete shkelje ligjore qe lejohet qellimisht luan leku.


Ka pasur nje periudhe kohe - thane ata - qe furgonet nuk guxonin te ndalonin pasi nuk i lejonte si policia rrugore ashtu edhe ajo bashkiake ndersa tani ata ndalojne paralel me autobuset dhe rrine pa problem deri sa te ngarkohen.


Ndonjehere radha e tyre behet kaq e madhe sa zene edhe stacionin e autobuseve te Plepave dhe atehere ky autobus do te ndaloje ne mes te rruges.
Shume shofere thane shoferet e pranishem jane ish-police ose edhe police qe pasi kryejne sherbimin punojne ne linjat e furgoneve dhe jane edhe te armatosur ndersa shume furgone punojne pa dokumente te plotesuara sipas ligjeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›