Rama: Veriu u përmbyt nga shkelja e ligjit
Duke u ndalur tek përmbytjet në zonat veriore kryesocialisti Rama tha në një konferencë për shtyp se, “situata të tilla nuk kanë ndodhur asnjëherë as kur në veri ka rënë shumë më tepër shi e ka rrjedhur shumë më tepër borë e shkrirë, sepse nuk ka patur asnjëherë njerëz që të mbledhin ujin e hidrocentraleve jashtë çdo kufiri logjik dhe çdo kriteri shkencor për të bërë lekë”.“Berisha pasi ka shkelur për një vit krizën ekonomike, hapi një gropë tjetër, atë të përmbytjes së veriut” theksoi Rama duke shtuar se,” përmbytjet janë një dhuratë cinike e Berishës për shkodranët”.Rama i bëri thirrje Kryeministrit Berisha të kompensojë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.