Raport holandez mbi ligjshmërinë e luftës në Irak
Raporti mund të verë në situatë të vështirë qeverinë holandeze dhe mund të riforcojë çështjen për luftë kundër Irakut.
Komisioni “Davids” ka këtë emër pas gjykatësit më të lartë që dha dorëheqjen vetëm një vit pas revoltës politike kundër kryeministrit Jan Peter Balkenende.
Balkenende në vitin 2003 i dha përkrahje politike pushtimit të Irakut. Justifikimi i atëhershëm ishte shpërfillja e rezolutave të OKB-së.
Por, një dokument nga ajo kohë i avokatëve të ministrisë së jashtme holandeze sugjeronte se në fakt lufta ishte e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.