E Premte, 6 Nëntor 2026

Rama: Videokartolinë kuqezi nga Athina

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet shqiptare të Europës, me takimin madhështor që pati dje në Stadiumin “Galatsi” në Athinë me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në Greqi.

Rama nisi sot javën me një videokartolinë kuqezi nga Athina, nga turi i parë i takimeve me diasporën shqiptare.

Kryeministri Rama u prit të dielën e 12 majit nga mijëra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.

Stadiumi “Galatsi” i Athinës u vesh dhe jehoi kuqezi nga bashkatdhetarët të cilët ishin bashkuar për të mirëpritur kreun e qeverisë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›