E Premte, 6 Nëntor 2026

Shqipëri-Norvegji, bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti në një takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Norvegjisë, gjeneral Eirik Kristoffersen.

Gjatë takimit Peleshi dhe Kristoffersen shkëmbyen pikëpamjet në lidhje me sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Peleshi u shpreh se “ky është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe forcimit të lidhjeve të sigurisë ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit global për sigurinë dhe mbrojtjen”.

1 nga 5

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›