E Premte, 6 Nëntor 2026

Vritet efektivi i forcave “Shqiponja” në Fier, Policia: Shkak, një konflikt i çastit

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Policia e Fierit njoftoi sot se shtetasi N.Ç, punonjës i Policisë, pjesë e forcave speciale “Shqiponja” është vrarë me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë së Fierit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 minuta, në fshatin Baltëz. Sipas njoftimit të Policisë, “dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin”.

“Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special RENEA, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit”, njofton Policia.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›