E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Vijon çlirimi i hapësirave publike në Shkodër

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike po vijojnë me intensitet edhe në bashkinë e Shkodrës. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilat prej vitesh kishin zaptuar hapësirat publike. Një prej ndërhyrjeve është ajo pranë gjimnazit “28 Nëntori” ku është prishur struktura e jashtme e një restoranti. Ndërkohë strukturat e bashkisë janë angazhuar edhe për sistemimin e hapësirës përreth, në funksion të nxënësve dhe komunitetit.

Puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, një nismë që i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, po vijon me intensitet në gjithë territorin e vendit.

Nisma për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Ndërkohë, qeveria ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›