E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset aktivizisti i PS-se

Një tjetër incident ka shënuar këtë fushatë zgjedhore që duket se për nga ngjarjet e rënda që po ndodhin, do të mbahet mend si një ndër më të tensionuarat.

Përpara takimit të Edi Ramës në rrugën Komuna e Parisit, militiantë të LSI-së kanë dalë me parrulla kundër Ramës dhe janë përleshur me mjete të forta e thika me simpatizantë të PS-së, e ku duket se një socialist ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve të TCH, nga incidenti ka mbetur i plagosur një 16 vjeçar, militant i PS-së, i cili aktualisht është në spital dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›