Rihapja e çështjes Azem Hajdari frigon kryeministrin Berisha
President i Shoqatës Azem Hajdari
Shkrimi ka si objekt mos rihapjen e çështjes Azem Hajdari, megjithëse zoti Berisha dhe PD e kishin premtuar se do ta bënin një gjë të tillë kur të merrnin pushtetin…
2 prilli është dita e demonstratës së madhe në Shkodër, ku qindra mijra qytetarë të Shkodrës dhe nga shumë krahina përreth u çuan kundër kastës së vjetër të udhëheqjes komuniste duke demonstruar dhe denoncuar manipulimet në zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri.
Atherë klika komuniste që po rrëzohej përdori të gjitha mundësitë që ju dhanë me qëllim që ta ndalonte një demonstratë të tillë, duke arritur deri aty sa të vrasë edhe 4 të rinj shkodranë.
Për ironi të fatit një gjë e tillë u ripërsërit me të gjitha vetitë e një skenari të njëjtë në Tiranë, kur përsëri klika e fundit diktatoriale në Evropë, ajo e Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës, vrau katër të rinj, të cilët ashtu si në 2 prill në Shkodër para 19 vjetësh edhe më 21 Janar, kërkuan drejtësi në mundësinë dhe të drejtën e votës së tyre.
I them këto për të vetmen arsye që të kujtoj se në Shkodër atherë ishte Azem Hajdari ai që në të shumtën e ngjarjes organizoi mitingun e madh popullor kundër regjimit të shpifur dhe të pa dëshirueshëm të Ramiz Alisë dhe Biroistëve burokratë që e kishin mbytë vendin për 40 vjet me radhë.
Unë që e njoh nga afër Azemin dhe që kam punuar shumë afër tij, jam i bindur se edhe ai sot po të ishte gjallë, do të ishte në ballë të demonstratave, kundër Berishës, pavarësisht se ky i fundit ishte shok armësh i tij, që nga Dhjetori historik.
Pra, desha të kujtoj Azem Hajdarin, që shteti dhe miqtë e tij të Dhjetorit e kanë lënë jo thjeshtë në harresë, por kanë përdorur dhe po përdorin të gjitha mjetet për ta denigruar dhe pse jo edhe për ta injoruar figurën e tij prej kolosi të demokracisë në Shqipëri.
Para së gjithash, më vjen keq që zonja e nderuar F. Hajdari sot merret me çështje të tilla si Delijorgji Kjo zonjë, që kam ngrënë bukë nga duart e saj dhe që i ka jetuar e vuajtur gjërat, bashkë me fëmijët e saj, nuk po kërkon më rihapjen e çështjes së vrasjes së bashkëshortit të saj.
Nuk e di ndoshta ajo si juriste e ka të qartë dhe ka arritur në ndonjë përfundim se nga kush dhe si u vra Azem Hajdari, por do të ishte më mirë që tia bënte këtë të qartë edhe publikut të gjerë, dashamirës të ish burrit të saj të nderuar. Ndaj me këtë rast i bëj thirrje zonjës së nderuar dhe të respektuar Hajdari të këmbëngulë që kjo çështje jo vetëm të hapet, por ti shkohet deri në fund asaj.
Por më duket se Berisha për ti hedhur pluhurin e harresës, gjithë atyre gjërave, që sipas tij nuk i interesojnë më sot, përdor lloj- lloj mënyrash, një nga të cilat është specialiteti i tij është edhe konkretisht shikoj sot zotin Artan Broci, vëllanë e dëshmorit të 2 Prillit Arben Broci, duke u marrë me çështjen e z.Fazlliç e kompani. Si i tillë ai nuk ka kohë të ngrejë zërin për të rihapur hetimet për 2 prillin !!!!.
Por siç shihet asgjë nuk mund të ndodhë sa të jetë Berisha në pushtet, pasi ai duket se e ka moto të tij mashtrimin para se të marrë votën.
Kryeministri i tanishëm kishte premtuar se do të bënte të pamundurën sa të vinte në pushtet për rihapjen e zbardhjen e çështjes së ish deputetit z. Azem Hajdari.
Por të njëjtën gjë kishte premtuar në vitin 1992 kur do të hapte gjoja hetimet për ngjarjen e 2 prillit.
Të gjithë shqiptarët kujtojnë atë ditë të 14 shtatorit, kur Berisha dhe gjithë lakejtë e tij u vunë mbas shtratit që mbante Azem Hajdarin dhe po thërriste se Nano dhe Gjinushi janë ata që e kanë vrarë liderin e demokracisë. Koha tregon se në as një moment nuk u vërtetua kjo dhe kurrë as vetë Z. Sali Berisha nuk u ingranua në një hetim të tillë.
Përkundrazi, kryeministri, ish0 shefi i opozitës në atë kohe, si për çudi të të gjithëve nuk mori pjesë fare në procesin hetimor dhe gjyqësor për vrasjen e Azem Hajdarit, por akuzonte kryeprokurorët, herë Arben Rakipin e herë Dhori Sallakun dhe sot laviren e bulevardit Znj. Ina Rama (kjo e thënë nga zoti Berisha), ish Silvia Konti!!!!
Sot Berisha ka në gjirin e tij pikërisht Neritan Cekën, atë që kur gëzonte postin e ish Ministrit të Brendshëm, i bëri atentat 7 here Azem Hajdarit (si në ngjarja e Milotit, etj).
Sot mbas 13 vjetësh mendoj se ka ardhur koha ti themi gjërat troç dhe pa as më të voglin ngurrim e komplikacion.
Unë paraprakisht dua të bëj me dije të gjithë opinionin publik dhe sigurisht në mënyrë të veçantë zotin Sali Berisha se do të paraqes në kohën më të afërt 4 video filmime me fjalime, biseda dhe fakte. Aty do të tregohet qartë se Z. Sali Berisha nuk ka dashur kurrë ta zbardhë vrasjen e Azem Hajdarit, gjë e cila ndodh për shumë arsye, por arsyen e vërtetë dhe me domethënëse të këtij mbulimi e di vetëm Kryeministri aktual.
Mendoj se krahas arsyeve teknike si:
1- Azem Hajdari ishte një pengesë e madhe në rrugën për konsolidimin e diktaturës berishiane në Shqipëri.
2- Zbardhja e të vërtetës do të çonte në zbardhjen e implikimit të vetë udhëheqjes së atëhershme të PD në atë vrasje.
3- Zbulimi i së vërtetës do të çonte në bankën e të akuzuarve, shumë persona, që sot po i bëjnë temena dhe po e mbështesin në qëllimet e tij anti- demokratike dhe anti- vlerash kryetarin e PD dhe kryeministrin Berisha.
…Ka edhe arsye politike që e detyrojnë Berishën ta fshijë nga memoria Azem Hajdarin.
Të tilla arsye janë:
1- Vetë Azemi ishte një i djathtë tipik i pazëvendësueshëm dhe nuk pajtohej me arnimet karrieriste që bënte Berisha vetëm për të marrë votën dhe nuk zbatonte asnjë premtim ndaj elektoratit. Pra, një rehabilitim i figurës së Azemit, do të nxirrte zbuluar busullën me të cilën drejtohet sot PD dhe vendi ynë në tërësi.
2- Shembujt janë në mendjen e njerëzve të thjeshtë pasi vetë Azemi ishte në ballë të shumë demonstrimeve anti- Berishë që atëherë, deri sa u bë njësh me grevën e urisë së minatorëve në 1996 dhe me Sindikatat e Pavarura për të rrëzuar qeverinë e PD- ku Berisha e përjashtoj Azemin nga PD-ja, e shkarkoi nga funksioni i Kryetarit të Komisionit të Rendit e SHIK-ut dhe Azemi u deklarua deputet i pavarur dhe me plot sulme te egra e survejime nga i ndjeri Z. Bashkim Gazidede, derisa arriti kulmin dhe forcat e rendit ndërhyjnë në një takim me sindikatat në Korçë për të na arrestuar, situata degjeneroi deri aty sa ne dhe vetë Azemi kaluam në përleshje fizike, urdhri ish dhënë nga lart nga vete ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë të asaj kohe.
3- Azem Hajdari përbënte vlerë të madhe në PD, dhe sot ato që ai predikonte atëherë janë fshirë dhe janë zëvendësuar me mendësi social-fashiste, që nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e Dhjetorit të madh.
Bëra një panorame të shkurtër ngjarjesh për ta bërë lidhjen e qartë me veprimet e sotme denigruese të Berishës dhe pushtetit të tij. Piramida e ish diktatorit Hoxha, dikur me të drejtë u emërtua me emrin e te ndjerit z. Pjetër Arbnori. Sot Berisha kërkon që para saj (pasi të bëhet Parlamenti i Ri) dhe të vendosë bustin e Azem Hajdarit, pra me kolosin e vuajtjeve të diktaturës z. Pjetër Arbnori dhe me nderin e kombit z.Azem Hajdari, Berisha kërkon të nëpërkëmbë figurat e këtyre heronjve që kanë lënë gjurmë në historinë e demokracisë shqiptare dhe ti krahasojë me një tender parlamenti që të mbushë arkën e tij.
Po pse duhet kaq shume kohe pritje? Pse nuk e vendosin bustin e Azemit sot tek parlamenti i vjetër, aty ku ai me shumë shokë demokratë të ndershëm, i bënë luftë ballë përballë mbetjeve të regjimit komunist, me trimëri dhe vendosmëri?
Pse nuk vendo
